Pas uljes së lehtë të numri të viktimave dhe të të prekurve të rinja nga pandemia e koronavirusit, Itali po mendon të lehtësojë masat dhe të rikthejë ekonominë në punë.
Mesa duket masat shtrënguese do të qëndrojnë në fuqi dhe 2 javë të tjera dhe rihapja e vendit do të fillojë nga data 4 maj.
Përmes një postimi në rrjetet social, kryeministri Conte shkruan se “Italia do të prezantojë gjatë kësaj jave planin për hapjen graduale nga bllokimi për parandalimin e emergjencës së koronavirusit, i cili do të aplikohet duke filluar nga 4 maji”.
“Do të doja të thoja: Le të hapim gjithçka. Menjëherë. Të nisim që nesër në mëngjes. Por një vendim i tillë do të tregonte papërgjegjshmëri. Do të bënte që kurba e infektimit të rritej në një mënyrë të pakontrolluar dhe do të zeronte të gjitha arritjet që kemi bërë deri tani”, shkruan Conte në Facebook.
Deri në këto momente në Itali raportohen mbi 24 mijë viktima nga koronavirusi dhe 181 mijë të prekur.