681 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali, raportuan autoritetet atje.
Shifra e çon numrin total të të vdekurve mbi 15000.
Numri i rasteve të konfirmuar me koronavirus ka shkuar në 88274 vetë, 2886 në 24 orët e fundit.
Shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, në daljen e tij të përditshme tha se në të gjithë vendin janë thuajse 4000 personat e shtruar në terapi intensive, një shifër sipas tij pozitive, pasi numri ka rënë me 74 nga një ditë më parë.