Një 54-vjeçar u ndalua nga policia kufitare pasi po udhëtonte në drejtim të Greqisë me 44 750 euro të padeklaruara me vete, paratë e gjetura u sekuestruan nga policia.
Nga kontrollet e ushtruara në pikën kufitare të Kakavijës ka rezultuar se Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastrës po udhëtonte në drejtim të Greqisë, kur u ndalua për kontroll në kufi të daljes nga Shqipëria.
Në çantë kishte një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore.
Për këtë arsye ai u ndalua nga policia, e cila sekuestroi 44 750 eurot nën cilësinë e provës materiale.
54-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…