Izrael, video shokuese kur terroristët e Hamasit vrasin dhe rrëmbejnë civilë në mes të rrugës

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon terrorin që po përjetojnë izraelitët në qendrat e banuara afër Rripit të Gazës. Grupe palestinezësh të armatosur të Hamasit sulmojnë njerëzit nëpër rrugë e hyjnë në shtëpi duke vrarë civilë dhe rrëmbyer civilë të tjerë për ti marrë në Rripin e Gazës si pengje me qëllim që t’i shkëmbejnë më pas me të burgosur.

https://twitter.com/i/status/1710671951910633708

Zona e zgjedhur nga Hamasi për këtë bastisje të paprecedentë është Sderot.

Imazhet janë tepër brutale, tregojnë trupa njerëzish që vriten me gjakftohtësi në një ndalesë autobusi apo teksa ishin në makina e tyre.

Në një video është gjithashtu trupi i një ushtari të çuar në territorin palestinez që shkelet nga turma, i cili gjithashtu do të përdoret si një objekt i mundshëm shkëmbimi pengjesh.

https://twitter.com/i/status/1710605626684952638