Izraeli krijon pajisje me të cilën mund të shihet përmes mureve

Kompania izraelite Camero-Tech ka krijuar një pajisje me të cilën ushtarët mund të shohin përmes mureve se çfarë ka brenda ndërtesave, shkruan të martën Business Insider.

Bëhet fjalë për një pajisje të quajtur “Xaver 1000”, e cila përdor inteligjencën artificiale. Ajo u prezantua në panairin e pajisjeve ushtarake Eurosatury të këtij viti në Paris.

Pajisja lejon ushtarët të shohin gjërat dhe objektet brenda në kohë reale. Në kompaninë Camero-Tech, besojnë se kjo është një pajisje kyç për ushtrinë, forcat e sigurisë, inteligjencën, por edhe për ekipet e shpëtimit.

Zyrtarët e saj thanë se pajisja po jepte të gjitha informacionet e nevojshme në kohë reale. Ekrani vizual është me rezolucion të lartë, kështu që, ndër të tjera, është e mundur të shihet nëse një person është ulur, në këmbë apo shtrirë.

Për përdorimin e kësaj pajisjeje nevojitet pak trajnim, raporton Business Insider.

https://www.youtube.com/watch?v=xXivSDlPlrA&ab_channel=gonovisionplus