Izraelitët zbulojnë tunelet nëntokësore të qytetit të Kukësit të ndërtuar në kohën e diktaturës komuniste.
Një grup prej 24 turistësh, menjëherë me mbërritjen për herë të parë në qytetin e Kukësit, pasi kanë marrë edhe informacionin e nevojshëm për tunelet dhe vendstrehimet nëntokësore, kanë preferuar të nxitojnë për t’i parë nga afër.
Nga vizita, ata kanë mbetur të befasuar duke u shprehur të çuditur se sa shumë material ndërtimore dhe fuqi punëtore janë shpenzuar për t’i ndërtuar këta tunele. Ata shprehen se është mjaft interesante që këto tunele dhe vendstrehime të kthehen në atraksione turistike dhe sipas tyre duhet investuar për mirëmbajtjen e tyre dhe për të rikujtuar të kaluarën.
Afrim Cena, i cili punon si guidë turistike, shprehet se ka shoqëruar me dhjetëra turistë në mjediset e këtyre tuneleve, ndërsa apelon për mirëmbajtjen e tyre nga institucionet shtetërore.
Vizitorët e huaj vazhdon t’i tërheqë kurioziteti dhe kërshëria për të parë këtë vendstrehimet dhe tunelet nëntokësore, të gjitha me beton, e ndërtuar për të përballuar kontradiktat e Luftës së Ftohtë. Kukësi ka një sërë tunelesh nëntokësorë, kodrave apo dhe maleve që shtrihen në të gjithë hapësirën e qytetit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…