Sot në Prishtinë te rruga “Ahmet Krasniqi” tri vajza u rrahën nga një person.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet personi që i sulmon tri vajzat nga Shqipëria, që me profesion janë masazherka me një mjet në dorë.
Në lidhje me këtë rast ka folur Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, u shpreh ajo.
Personi që sulmoi vazjat është me inicialet L.V.
Sipas informacioneve, i dyshuari kishte kërkuar shërbime jashtë masazhës.