BOTA

SHBA: Moska ka përdorur armë kimike në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike “si një metodë lufte” kundër Ukrainës. Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se “Rusia ka përdorur armën kimike kloropicrinë kundër forcave ukrainase në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike.

“Përdorimi i kimikateve të tilla nuk është një incident i izoluar dhe ndoshta nxitet nga dëshira e forcave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur përfitime taktike në fushën e betejës”, thuhet në reagimin e DASH.

Konkluzioni i SHBA-së përputhet me dëshminë e trupave ukrainase, të cilët thonë se janë sulmuar me kimikate irrituese në pjesë të vijës së tyre të frontit me forcat ruse në muajt e fundit. Sakaq, Rusia ka mohuar përdorimin e armëve kimike. Ambasadori rus në SHBA i ka quajtur akuzat e SHBA si të neveritshme dhe të pabaza.

“Nuk ka armë kimike në rezervat e ushtrisë ruse, siç konfirmohet nga hetimet ndërkombëtare. Është sikur Uashingtoni nuk e kupton se Rusia dhe rusët nuk mund të frikësohen nga vendimet e tyre. SHBA përpiqet të frikësojë partnerët rusë dhe të shënjestrojë kompanitë kombëtare të teknologjisë së lartë, të transportit dhe të energjisë, me synim ‘eliminimin’ e konkurrencës nga tregu”, thotë Anatoly Antonov, Ambasador i Rusisë në SHBA .

Nëse përdorimi i armëve kimike mohohet nga Kremlini, përdorimi i raketave balistike është një fakt i ditur. Reuters raporton për sulme me raketa balistike në portin e Odesës, ku si pasojë janë plagosur 14 persona.

Ky është sulmi i tretë me raketa ndaj Odesës në vetëm dy ditë, bëjnë të ditur zyrtarët lokal të Odesës.

“Ambicia e Putin për të marrë Odesën ka alarmuar perëndimorët dhe vendet fqinje të Rusisë. Qyteti kufitar Narva në Estoni mund të jetë targeti i radhës i Putinit për ta destabilizuar”, citon Wall Street Journal.

Narva sipas Putin është një tokë ruse dhe si rrjedhojë i përket Rusisë. Gjuha e tretë më e përdorur është ajo ruse. Qytetarët janë në panik dhe po përgatiten për më të keqen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Iranit i është dashur shumë kohë për të negociuar, tani do të duhet të paguajë çmimin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani “ka marrë shumë kohë për të negociuar”…

33 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një postimi të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

Postimet e fundit të shkrimtarit dhe ish-politikanit Ben Blushi kanë ndezur një tjetër “zjarr”. Blushi,…

3 orë ago
  • BOTA

Ushtaraku amerikan: Epoka e dronëve po e ndryshon luftën

Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Persik është vënë në pah…

5 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit të helikopterit ushtarak

SHBA-të bëjnë me dije se kanë kryer një seri sulmesh ndaj objekteve ushtarake dhe të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

1 ditë ago