LAJME

Ja si u grabit vila me mbi 1,5 mln euro në valutë dhe shufra ari! Banda shqiptare u tradhtua nga aksidenti me vdekje i një prej anëtarëve

Një supervjedhje ndodhi shtatorin e kaluar në Greqi, ku një bandë grabitësish të dyshuar shqiptarë arritën të bastisnin valutë dhe ar në vlerën e të paktën mbi 1,5 mln eurove.

Media e vendit fqinj ka publikuar së fundmi edhe pamjet nga kjo grabitje spektakolare, e denjë për filma policorë, teksa aksidenti me pasojë vdekjen e një prej anëtarëve të grupit, shtetas shqiptar, u bë shkak që të zbardhej kjo grabitje e bujshme.

Janë pamjet e kamerave të sigurisë, kur anëtarët e bandës hynë në një shtëpi në Nea Erythraia dhe u larguan “të ngarkuar” me mijëra çantat e mbushura me mijëra euro, shufra ari dhe paund britanikë.

Pamjet tregojnë hyrjen dhe daljen e autorëve.

Ajo që bie në sy është çanta që mban njëri prej tyre. Ndërsa në fillim e mban lirshëm në shpinë, e më pas e mban fort në dorë, me lëkundjen e saj që dëshmon edhe peshën e rëndë nga shufrat e arit.

Vjedhja ka ndodhur në fillim të shtatorit të kaluar, ndërsa në hetimin e çështjes ka luajtur një aksident trafiku me fatalitet i ndodhur në Theologos të Fthiotidës, me viktimë një të ri nga Shqipëria, edhe ky i dyshuar si i përfshirë në grabitje. Aksidenti mendohet se ka ndodhur në tentativë arratisjeje. Dhe kjo pasi autoritetet i gjetën në makinë një çantë shpine me mijëra euro, ndërsa nga telefoni i 35-vjeçarit me origjinë shqiptare, konstatuan se ai ndodhej në zonë ditën e grabitjes.

Në të njëjtën kohë, me heqjen e sekretit telefonik, dolën informacione edhe për tre persona të tjerë për të cilët kishte urdhër arresti, të përfshirë në këtë krim, informon media greke.

Të tre personat u arrestuan më pas në Pire dhe Beoti, ndërsa nga kontrollet u gjetën 87 mijë euro, 7 celularë, një detektor metali, një peshore elektronike precize, si dhe rroba të përdorura në grabitje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago