POLITIKE

Jabllanoviq takohet me Vuçiqin, Kosovën e shkruan me fusnotë, godet Kurtin dhe opozitën në Serbi

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një njoftimi në Facebook, Jablanoviq i është përshtatur diskursit të Vuçiqit për kryeministrin Albin Kurti dhe “mbijetesën” e serbëve të Kosovës.

Për më tepër, Jabllanoviq, i cili ka shërbyer edhe si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, i ka vendosur fusnotë Qeverisë së Kosovës.

“Për dallim nga opozita në Serbi, qëndrimet e së cilës janë të përafërta me ato të Albin Kurtit, qëndrimi ynë dhe interesi i përbashkët është lufta e mëtejshme për serbët dhe mbijetesa jonë në Kosovë gjatë terrorit dhe persekutimit më të madh nga Qeveria e Kosovës*”, ka shkruar partia e tij në Facebook.

Kujtojmë se Jabllanoviq ishte kryetar i Listës Serbe nga viti 2013, ai ishte një nga ata që e themeluan atë. Disa vite më vonë u nda dhe themeloi Partinë e Serbëve të Kosovës, si opozitë e Listës Serbe.

Më 23 prill të këtij viti kandidoi për zgjedhjet lokale të Kosovës, por pak ditë para zgjedhjeve hoqi dorë nga pjesëmarrja dhe iu bashkua bojkotit të zgjedhjeve.

Më 26 maj, kryetari i Partisë Komuniste të Serbisë mbështeti tubimin e SNS-së së Vuçiqit “Serbia e Shpresës” në Beograd.

Ndryshe, Jabllanoviq ishte tërhequr nga pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit në Veri.

Duke folur për këtë Kryeministri Kurti kishte thënë se “kam dëgjuar se ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd. Ndoshta nuk është e vërtetë, por gjithsesi duhet të ketë pasur një presion shumë të madh ose një ofertë shumë luksoze”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

25 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

35 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago