FOTO&VIDEO

Jahti luksoz që kthehet në nëndetëse

Gjithçka duket sikur ka dalë nga një film me James Bond, por është një projekt që tregon se e ardhmja e jahteve luksozë mund të jetë nën ujë.

Koncepti i pagëzuar “Carpace”, një ëndërr e kahershme e arkitektes italiane të mjeteve lundruese, Elena Nappi, tregon për një anije hibride që mund të lundrojë si mbi ujë, ashtu edhe nën të. Jahti mund të zhytet deri në 300 metra thellësi për 10 ditë rresht, duke bërë të mundur për udhëtarët që të shijojnë jetën nënujore.

Sipas Nappi-t kjo ide përfaqëson një brez të ri të mega-jahteve, duke bashkuar luksin me intimitetin që ofron lundrimi nën ujë. “Bota e nëndetëse luksoze është kufiri i fundit që duhet kaluar prej nesh, ndoshta ky hibrid do të jetë normalitet në të ardhmen”, thotë ajo.

Jahti “Carpace”, i cili është i pajisur me një motor hibrid me naftë dhe elektrik, është dizajnuar për të pasur një strukturë alumini dhe do të jetë 78 metra i gjatë. Ai është projektuar të ketë kabina VIP, një dhomë ndenjeje, një bar, një spa dhe shumë veçanti të tjera.

Edhe pse nuk ka ende një çmim zyrtar dhe vetë ideatorja thotë se do të duhen disa vite për ta futur në ujë, pasanikët që do të duan të kenë një “lodër” të tillë, duhet të zbrazin llogarinë e tyre bankare për disa qindra miliona euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago