Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s vijon të zbulojë galaktika që kanë madhësi shumë të mëdha për t’u konsideruar “normale.”
Sipas shkencëtarëve, gjashtë nga këto grupime yjore janë shumë masive për të qenë në “moshën” në të cilën sugjerojnë të dhënat që të jenë. Më konkretisht, mes 500 dhe 700 milionë vjeçare.
Kjo do të thotë se ose të dhënat janë analizuar në mënyrë jo korrekte, ose mbetet ende diçka shumë thelbësore për t’u mësuar rreth mënyrës sesi galaktikat u formuan pas Big Bang-ut.
Një teori është që universi është zgjedhuar shumë më shpejt pas Big Bang-ut, nga sa është menduar deri më tani.
Kujtojmë se teleskopi hapësinor i NASA-s 10 miliardë dollarësh, që dërgoi në Tokë imazhet e para zyrtare në korrik të vitit të shkuar, është krijuar që të zbulojë dritën nga yjet dhe galaktikat më të hershme të universit.