Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se çështja e buxhetit i ka shqetësuar edhe mësimdhënësit, të cilët kanë frikë se mund të mbesin pa paga në mungesë të Buxhetit 2026.
You can skip this ad in 2Advertisement
Ai ka thënë se pa institucione të formuara Sindikata nuk po ka ku t’i adresojë kërkesat e veta.
“Kërkesat janë shtuar, por ne nuk kemi ku t’i adresojmë pasi nuk kemi qeveri dhe e keqja më e madhe se nuk ka kush ta votojë ligjin për pagat e vitit 2026 dhe në këto situata atëherë është shtuar shqetësimi mos po mbesin njerëzit edhe pa paga, që do të ishte problem i madh ngase më shumë se 84 mijë punëtorë të sektorit publik e nga ata 30 mijë e më shumë punëtorë të arsimit, nëse për lojërat që i bën dikush në politikë na mbesin punëtorët pa paga në vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Jasharaj.
Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online e ka quajtur ironike faktin se kryeministri në detyrë ka premtuar pagën e 13-të, ndërkohë që sipas tij nuk ndante 100 euro për mësimëdhënës.
“Del ironike ai premtimi për pagën e 13-të me ligjin e pagave të vitit 2026. Kurtin e kam lutur edhe si vëlla edhe si kryeministër të na japë ato 100 euro, e nuk na jepte, e si mund të presim tani që do të na japë një pagë të 13-të. Është një pagë shumë më e madhe se ai 100 që ia kërkonim ne. Të gjithë kemi mbetur me pikëpyetje”, shtoi ai.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…