Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj shpeshherë është akuzuar për keqpërdorime të fondeve.
Dyshime të tilla ka ngritur së fundmi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili kërkoi llogari publikisht për fondet që sindikata i mbledh nga punëtorët e arsimit.
Në emisionin Pressing, Jasharaj ka thënë se po të kishte afërsi me partitë politike, fëmijët e tij do të punonin në sektorin publik. Sipas tij, as djali e as vajza e tij nuk kanë mundur të gjejnë punë shteti.
Për ta dëshmuar raportin e tij të shëndoshë me sindikatën ku është i angazhuar, Jasharaj ka bërë një mallkim publik në emision.
“Turp kanë qenë kur kanë thënë se jam milioner. Po të isha milioner, t’ju them të vërtetën do të bëja krej një jetë tjetër. Jam mësuar të mos jetoj me pasur, nuk më duhet pasuria. Por po ju them në emisionin tuaj, kush këqyrë me vjedhë SBASHK-un, bleftë qefin për fëmijët e vet”, ka thënë ai.
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…