POLITIKE

Jashari reagon pas dështimit të Kosovës në PISA: S’kanë faj mësuesit

Janë publikuar rezultatet e Programit për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve i njohur si PISA, për 15 vjeçarët në matematikë, shkencë dhe lexim. Kosova nuk ka ndërruar vend në renditje, nga ajo e tre viteve më parë, duke marrë rezultat të turpshëm edhe një herë tjetër. E për këtë rezultat të dobët, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka fajësuar planprogramin mësimor.

Në një bisedë me Periskopin, Jasharaj ka shfajësuar mësimdhënësit kosovar për rezultatin e dobët në testin e PISA’s, duke e hedhur topin te kurrikulat dhe tekstet shkollore.

“Duhet të shikojmë teste shkollore çfarë i kemi, cila është kurrikula me të cilën punohet dhe unë si punëtor i arsimit që kam qenë dhe si kryetar i SBASHK’ut kam bindjen duhet ta shtrojmë edhe pyetjen se a po mësojmë atë që duhet apo atë që nuk i duhet fëmijës në praktikë dhe kam bindjen se mësimdhënësit e Kosovës janë të angazhuar por mbase kurikulat dhe plan-programi në përgjithësi nuk janë ato të duhura, tekste shkollore janë shumë të dobëta në përmbajte, kushtet në shkolla ende shumica e shkollave mungojnë shkumës dhe shpuzë kur ti mbledhim të gjitha këto atëherë do ta kishim bërë një paltformë kombëtare të arsimit në mënyrë që të mos kemi një situate të tillë”, ka thënë Jashari.

Tutje kryetari i SBASHK’ut thotë duhet që të gjitha palët nga Akademia e Shkencave e deri të punëtorët e arsimit duhet të ulën për të gjetur një zgjidhje dhe se sipas tij askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë.

“Unë mendoj që duhet të ulemi të gjithë palët bashkë me Akademinë e Shkencave, bashkë me Universitetin, me MASHT’in dhe të gjithë ne dhe të punojmë bashkërisht me njëri-tjetrin, pa ofenduar dhe nënçmuar dikë ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot janë publikuar rezultatet e testit PISA, ku Kosova është radhitur e treta nga fundi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

11 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago