LAJME

“Je si Millosheviçi që vrau shqiptarët”, Walker ‘shpërthen’ ndaj Vuçiç: Më vjen turp! E vërteta e shqiptarëve duhet të dëgjohet

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, është shprehur në emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN se i frikësohet Beogradit, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarëve të tjerë që vijojnë të mohojnë përgjegjësinë e vendit të tyre për masakrën e Reçakut, gjatë luftës në Kosovë.

Walker tha se qeveria e Presidentit Vuçiç është e njëjtë me atë të Millosheviçit, i cili kryeu masakra të shumta mbi popullsinë civile në Kosovë.

Ai shtoi gjithashtu se po botonte një libër për të vërtetat e asaj që ndodhi në ato vite në Reçak, në mënyrë që e gjithë bota të mësonte të vërtetën e ngjarjes.

Sipas Walker, Serbia kishte bërë gjithçka për të manipuluar sulmin mbi popullsinë civile në ato vite, duke u justifikuar para faktorit ndërkombëtar se në Reçak kishte pasur një luftë mes UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe.

“Kam dëgjuar shumë përshkrime të asaj që ndodhi në Reçak. Kam frikë nga Beogradi. Kryesisht kam frikë nga Vuçiç dhe njerëz të tjerë që janë në linjën e makinerisë propagandistike serbe dhe vijojnë të mohojnë përgjegjësinë e Beogradit për atë që ndodhi atë ditë.

Mendoj se është e rëndësishme që zëri i shqiptarëve me pak mbështetje nga unë të dëgjohet. Dhe ky është qëllimi i librit. Më vjen turp që kam pritur 25 vite për ta shkruar dhe botuar. Por mendoj se po del në përvjetorin, 26 vjetorin e masakrës në Reçak. Mendoj se ka njëfarë kuptimi në vetëvete. Unë mendoj se qeveria e Beogradit është qeveria që ishte atje gjatë ngjarjeve në Reçak. Qeveria e Millosheviçit dhe ajo e Vuçiç janë shumë të ngjashme.

Reçaku ishte një nga dhjetëra masakrat që unë di. Unë nuk mendoj se populli serb është i gatshëm që të besojë se unë kam qenë agjent i CIA-s. Më 16 janar, pak pasi ndodhi masakra, unë dola i tregova botës atë që kisha parë. Kjo nuk ishte në përputhje me atë që po thoshte qeveria serbe, duke pretenduar se kishte një betejë mes UÇK-së, ushtrisë e policisë serbe”, tha Walker, shkruan A2 CNN.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago