Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se përsëri propozimi për kryeparlamentare është Albulena Haxhiu dhe nuk do të ndryshojë mendim.
Ai ka shtuar se po negociojnë me Nismën për krijimin e institucioneve.
“Po shkoj lart, kemi një mbledhje. Ne do ta përsërisim përsëri propozimin për Haxhiun. Jemi në përpjekje për të bërë numrat për kryeparlamentarin dhe për formimin e qeverisë”, tha ai.
“Jemi në konsultime dhe në dialog me Nismën. Së shpejti do ta kemi një përfundim. Është vendimi i VV-së për propozimin, jo nuk kemi ndonjë propozim tjetër”, tha Rexha.
VV dhe NISMA së bashku kanë 51 deputetë, 10 më pak sesa nevojiten për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit. Për momentin, 9 deputetë të pakicave kanë votuar pro-Haxhiut si kryeparlamentare, por mungon edhe 1 deputet për të arritur numrin 61 në një koalicion potencial VV-NISMA-pakicat.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…