Kreu i Partisë Popullore, Vuk Jeremić deklaroi se Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç “vetëm fillimi edhe emrat e parë“ në listën prej 28 njerëzve ndaj të cilëve qeveria amerikane ka vendos sanksione dhe kjo lështë “goditje serioze si vërejtje” ndaj presidentit Vuçiq, shkruan “Danas”.
“Kjo ka shkaktuar dridhje tek Vuçiq sepse Veselinoviç e Radojçiç u sanksionuan me arsyetimin e marrjes me krim zë organizuar në lidhje me shtetin. Nuk do doja të jem në këpucët e Vuçiqit, sepse pason lista me njerëz të tij të afërm në secilën pikëpamje”, tha Jeremiç në Lazarevc në Kuvendin zgjedhor të partisë.
Ai tregoi se sapo është kthyer nga ShBA, ku “kishte biseda serioze” dhe ku ka parë listën prej 28 persona të sanksionuar të cilën me gjasë e ka parë edhe Vuçiq.
Sanskionet nënkuptojnë që njerëzit janë në goditje dhe vëzhgim dhe nuk mund të bëjnë transaksione bankare përveç përmes bankave në Iran edhe Rusi.
“Kjo është e shtënë alarmuese dhe ka ndikim edhe në vendimin e Vuçiq lidhur me referendumin dhe eksplorimin e tokës”, tha ai.
Demonstratat kryesore në Serbi do ndodhin me 3 prill, kur opozita në rrugë do të mbrojë fitoren zgjedhore, të cilën regjimi do përpiqet ta vjedh “do përgatitemi mirë dhe organizohemi, rruga mund të sjell ndryshim vetëm nëse mbrohet fitorja zgjedhore”, tha Jeremiç.
Protestat ndikuan në tërheqjen e pushtetit nga dy ligjet dhe ngrohje për protestat me 3 prill.
“Te ndryshimi i pushtetit vihet vetëm me zgjedhje, e fitorja zgjedhore nuk ka pa organizim të mirë, nëse nuk kemi atë, mund të shprehim vetëm frustrim edhe rezistencë. Dikur do kemi sukses diku jo, por ndryshim sistematik nuk ka pa organizim”, tha ai.