FOTO&VIDEO

Jeta e Ferdonije Qerkezit edhe në film, Artan Korenica: Pas premierës do ta çojmë në festivale

Jeta e Ferdonije Qerkezit do të bëhet film.

“Pritja” me regji dhe skenar të Artan Korenicës, trajton realitetin e hidhur të të gjithë atyre që ende presin më të dashurit të cilët i humbën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rreth këtij filmi, në “Ora 7” në Klan Kosova, ka folur Artan Korenica, i cili zbuloi disa detaje rreth projektit që pritet të realizohet shumë shpejtë.

Ai tha se ky film është njëri ndër projektet më të ndjeshme dhe emocionale që ka bërë.

“Prandaj po zgjat projekti, sepse nuk është e lehtë, jam edhe unë person që prekem prej kësaj teme sepse gjithçka ka nisur prej dy shokëve të mi të cilat ende janë të zhdukur. Mendoj që jemi duke bërë diçka për ata shokë, për ato familje të cilët ende i kërkojnë të dashurit”.

Aktorja kryesore që luan në këtë film është Arta Muçaj. Korenica tha se ajo nuk e kishte aspak të lehtë pasi sa herë është takuar me Qerkezin nuk ka pushuar së qari.

Ndër të tjerash, Korenica tha se në film, aktorja është në pritje gjithë kohës por shikuesit nuk e kuptojnë deri në fund që ka qenë në pritje të familjarëve të vet.

Xhirimet e këtij filmi do të zgjasin 1 javë deri në 10 ditë pa ndërprerë.

“Në momentin që bëhet gati do të kemi premierë, kam shumë dëshirë që të bëhet në Gjakovë dhe më pas mendojmë të shkojmë në festivale. Besoj që mundemi me e shty në festivale sepse njohim njerëz dhe ky projekt ka me qenë një film që ja vlen të shkojë në festivale”, tha fotografi i njohur shqiptar, Artan Korenica.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

4 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

6 orë ago