Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka disa muaj që gjumin e bënë në Gjilan, e jo në Prishtinë.
Ajo së bashku me dy vajzat dhe bashkëshortin, Prindonin (Sadriu), jetojnë në një lagje të njohur, në shtëpinë e prindërve të këtij të fundit.
Indeksonline ka xhiruar disa pamje te eskortës e cila e shoqëronte kryeparlamentaren drejt Gjilanit.
Ndonëse ishte raportuar, në disa rrjete sociale, se Osmani përcillet nga shumë vetura të Policisë, ndryshe del të jetë e vërteta.