FOTO&VIDEO

Jetim pa baba, xhaxhai deshi t’i nxjerrë nga shtëpia, bamirësit do të ndërtojnë shtëpi për nënën dhe vajzat me aftësi të kufizuara

Ardonita Sabedini nga Vitia bashkë me nënën e motrën po bëhen me shtëpi të re, dhjetë vite pasi babai i saj vdiq dhe problemeve me xhaxhain, që filluan për shkaqe të pronësisë.

Bamirësit, që kanë dëgjuar rrëfimin e Arbonitës kanë vendosur, që asaj dhe familjes t’ia ndërtojnë shtëpinë, në mënyrë që ato të mos vuajnë më nga presioni.

Ajo sikur edhe nëna e saj, është me aftësi të kufizuara, me nanizëm, teksa njësoj ishte edhe i ati që ka vdekur vite më parë.

Lajmin për ndërtimin e shtëpisë e ka bërë të ditur ish-luftëtari i UÇK-së Adnan Hyseni, njëherit drejtori i Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, përmes një postimi në Facebook.

“Sot është vizituar familja Sabedini në Viti nga dy humanista të jashtëzakonshëm për t’ju dhënë edhe lajmin e jashtëzakonshëm nga afër se kjo familje po behët me shtëpi. Jam krenar që ne kemi njerëz aq human dhe jemi të gatshëm që lotët e dëshprimin familjeve në nevojë t’jua shndërrojmë në lot gëzimi dhe shprese. Agon E. Zhinipotoku dhe Dardan Isaj e që unë jam me fat që t’njoh Allahu kurrë mos ju huptë siç e keni gëzuar këtë familje ua ndriçoftë Allahu çdo hap të jetës. Duke mos harru për t’i thënë edhe një bravo të madhe emisionit dhe punës profesionale dhe humane në ATV Resul Sinani. Urime shtëpia të cilën do e keni së shpejti Ardonita Sabedini ty dhe familjes tënde qoftë kjo sprova e fundit për ju ku sot në bisedë me ty nga dallimi me dje pashë dhe ndjeva gëzimin e madh në shpirtin tënd”, shkruan Hyseni.

Ndërkaq, Ardonita kishte rrëfyer për vështirësitë e saj e të familjes pas vdekjes së babait, duke deklaruar se xhaxhai i cili jeton jashtë Kosovës, sa herë që vjen në pushim tenton t’i largojë nga shtëpia.

Ajo në ATV bëri thirrje që institucionet të merren me rastin e tyre, ndërkaq në ndërkohë u paraqitën bamirësit për të ofruar ndërtimin e një shtëpie për Ardonitën, nënën e saj dhe motrën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

15 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago