Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu shkruan Gazeta Express.
Lajmin e ka bërë të ditur, Ruben Avxhiu, një shqiptar i cili vepron po ashtu në Amerikë.
“Një shqiptaro-amerikan, B. Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), do të jetë Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi”, ka shkruar Avxhiu.
B. Bix Aliu ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni. Ai më së fundi shërbeu si i Ngarkuar me Punë, i Përkohshëm në Ambasadën Amerikane në Budapest në Hungari.
Prindërit e Begzat Aliut kishin emigruar nga Maqedonia e Veriut për në Amerikës. Vetë Begzat Aliu mban diplomën e fakultetit të mjekësisë të marrë në Universitetin e Prishtinës.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…