POLITIKE

Jovanoviq: S’ma pranuan djalin në Harvard pasi nuk i kemi vendosur sanksione Rusisë

Kreu i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq , ka thënë se djali i tij nuk është pranuar në Harvard, Stanford dhe tre universitete të tjera për shkak se Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë.

“Mihailo im aplikoi në Harvard, Stanford dhe tre universitete të tjera në shkurt. I ka kaluar të pesë, është bërë një intervistë dhe ka marrë email se do të informohet për fillimin e vitit shkollor, procedurën e regjistrimit… Në prill i ka ardhur emaili se regjistrimi i tij është shtyrë”, ka thënë Jovanoviq, shkruan Danas.

Ai shtoi se i njëjti e-mail ka mbërritur nga të pesë universitetet tjera dhe se pasi është pyetur pse ka ndodhur, është konstatuar sipas tij “se është refuzuar sepse Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

“Sepse ne nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë”. Në shkollën e tij në Edinburg ishte një profesor rus, të gjithë e donin, por i kërkuan të mos vinte më. Shkoi deri në atë ekstrem. Edhe Serbia duhet të marrë një vendim në një moment”, ka shtuar Jovanoviq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

3 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

13 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

16 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

16 orë ago