Jusuf Buxhovi, historian, ka deklaruar se në Kosovë funksion Islami politik.
Në Pressing të të T7, Buxhovi ka thënë se “ndërtimi i xhamive politike është argument për këtë”.
Ai thotë se në Kosovë po shkelet Kushtetuta me lidhjet e politikanëve me religjionin, duke thënë se në Evropë vetëm Franca dhe Kosova janë shtete laike.
”Islami politik funksionon. Bazohem në ndërtimin e shumë xhamive politike të cilat janë ndërtu në katundet më të larta, dhe ngritjen e tezës që është bërë është që Kosova është mbetje osmane dhe që këtu identiteti kryesor i kësaj popullate është identiteti islam. Politika nuk ka arritur që të distancohet në këtë rast”, ka thënë Buxhovi.
“Ne me kushtetutë jemi shtet laik, në Evropë vetëm Franca është shtet laik. Shteti laik e ka caktune asnjë lidhje me religjionin me pas. Nuk iu lejohet politikanëve vizita në objekte fetare dhe te ne ka përditshmëri të këtyre viziave dhe këtu kemi shkelje flagrante të kushtetutës së Kosovës dhe këtu po rrezikohen themelet e shtetit laik”, ka deklaruar ai.
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…