FOTO&VIDEO

“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç shkon në kazermë dhe ‘shpërthen’ ndaj Shqipërisë: Po veprojmë

Serbia nuk e sheh dorën e shtrirë të Shqipërisë për bashkëpunim ushtarak. Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk mori në konsideratë thirrjen e ministrit tonë të mbrojtjes, Pirro Vengu, se aleanca mes Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit nuk ishte kundër askujt, duke u përpjekur sërish që ta portretizojë atë si një kërcënim. Ai vizitoi një kazermë në Beograd ku mori mori pjesë në një takim informues mbi analizën e gjendjes dhe aftësive të Forcave të Armatosura Serbe.

“Jemi shumë të shqetësuar për formimin e aleancave ushtarake në mjedisin tonë kundër Serbisë dhe në përputhje me rrethanat po veprojmë me përgjegjësi, seriozisht, duke mos provokuar askënd, por duke dashur të pengojmë këdo që do të kryente agresion kundër vendit tonë. Kapacitetet tona mbrojtëse, si në forcat ajrore ashtu edhe në mbrojtjen ajrore, janë rritur në mënyrë drastike dhe dramatike. Dhe në vitet që vijnë, veçanërisht, do të ketë nga të gjitha sistemet për ushtrinë tonë”, tha Vuçiç, shkruan A2 CNN.

Presidenti i Serbisë la të kuptohet se ishte interesuar për kapacitetet e luftës në ushtrinë e tij, teksa deklaroi se rezervat për materialet e luftës janë në një nivel të lartë. Vuçiç zbuloi strategjinë për kthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm për 75 ditë, duke nënvizuar se mund të fillojë këtë dhjetor ose mars të vitit të ardhshëm. “Duhet të përgatisim të gjitha mjediset, duhet të përgatisim mjaftueshëm nga gjithçka, pra pushkë, çizme, qendra rekrutimi, qendra regjistrimi. Duhet të përmirësojmë klinikat ambulatore, t’i rinovojmë ato”, theksoi Vuçiç mes tjerash.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago