LAJME

Ka blerë shtëpi ngjitur me atë të vajzës së Trump në Florida, ja kush është biznesmeni shqiptar në planet për Sazanin dhe Zvërnecin

Artikulli i NYT për planet e dhëndrit të Trump në Shqipëri përmend edhe cili do jetë partneri i tyre shqiptar.

“Kushner dhe Grenell kanë bashkëpunuar ngushtë me një miliarder të biznesit shqiptar të quajtur Shefqet Kastrati dhe djalin e tij, Musa Kastrati.

Investimet e tyre përfshijnë një koncesion për të drejtuar aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, një zinxhir pikash karburanti në Shqipëri, si dhe hotele e biznese të tjera” – shkruan NYT

“Ata na kanë ndihmuar të kuptojmë koston e ndërtimit dhe si të operojmë në nivel lokal”, tha zoti Kushner në një intervistë.

NYT raporton gjuthashtu se sipas të dhënave të regjistruara, në tetor të 2022-it, Shefqet Kastrati bleu një shtëpi prej 7.5 milionë dollarësh në Indian Creek të Floridas.

Kjo prone gjendet është afër vendit ku zonja Trump, vajza e Trump dhe bashkëshorti i saj Kushner jetojnë tani.

Vitin e kaluar, familja Kastrati gjithashtu bleu nga familja mbretërore e Katarit për 55 milionë dollar një hotel në seksionin Brickell të Miami-t.

Në një intervistë, Musa Kastrati tha se roli që kompania e tij familjare do të luante në projektet shqiptare të zotit Kushner nuk ishte ende i qartë, por se mund të përfshinte ndihmë për ndërtimin e disa prej komplekseve.

Po ashtu, z. Kastrati konfirmoi se bashkë me z. Grenell kishte vizituar Mar-a-Lago, resortin dhe rezidencën e zotit Trump në Florida, në dhjetor të 2022-it dhe se atëherë ishte takuar shkurtimisht edhe me zotin Trump kur ish-presidenti kishte ardhur, teksa ata po darkonin. Zoti Kastrati u shpreh se nuk kishte folur rreth marrëveshjes së mundshme me zotin Trump.

Në Instagram dhe në rrjete të tjera sociale, zoti Grenell ka promovuar vazhdimisht turizmin në Shqipëri dhe ka lavdëruar kryeministrin Rama – shkruan NYT.

Artikulli i plotë mund të lexohet KËTU


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

22 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago