BOTA

Ka më shumë se 3 milionë përdorues droge, talebanët gjejnë zgjidhjen për t’u larguar varësinë

Varësia nga droga është një nga problemet kryesore në Afganistan, i cili prodhon rreth 80 përqind të opiumit në botë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të talebanëve, në të gjithë vendin ka më shumë se 3 milionë persona që kanë varësi nga droga.

Që prej marrjes së pushtetit në Afganistan, talebanët janë shprehur se do të luftojnë këtë fenomen. Madje, së fundmi, ata kanë kërkuar edhe ndihmë nga ndërkombëtarët për të parandaluar kultivimin e lulëkuqes dhe për të trajtuar të varurit nga droga.

Së fundmi, një kompani ndërtimi në Kandaharit ofron vende pune për të ulur numrin e të varurve nga droga dhe për t’i riintegruar ata në shoqëri.

Rreth një mijë persona që kanë krijuar varësi nga droga po punojnë çdo ditë në rregullimin e infrastrukturës së qytetit nga ora 08:00 deri në orën 14:00. Sulltan Muhammed Vefa, një zyrtar i kompanisë, është shprehur se kjo është një mundësi e artë për këta persona në një kohë kur Afganistani po kalon një periudhë me një nivel tejet të lartë të papunësisë. Veç mundësisë për t’u larguar nga vesi, këta persona marrin edhe një rrogë mujore prej 95 dollarë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Guvernatorit të Kandaharit, Haji Zeyd, është shprehur se kjo praktikë po e ndihmon shumë qytetin, pasi gjatë muajve të fundit vihet re një ulje e ndjeshme e vjedhjeve dhe krimeve të tjera, të cilat më parë shkaktoheshin nga personat që kishin varësi nga droga.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago