Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se dje është arrestuar një grup prej pesë personave nën dyshimet se kanë transportuar dhe shitur drogë.
Sipas tyre pesë të arrestuarit kanë shitur drogë në plazh, e të njejtën e kanë transportuar nga Kosova me autobus.
Njëri nga ta është edhe asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci.
Në vijmë mund të gjeni disa nga statuset e tij në rrjetin social Facebook.
Në njërën prej tyre ai nuk ka harruar të shpreh bindjen e tij se “koha e banditëve ka perenduar”.
Në një postim tjetër ai është lutur për mbrojtjen e afër të kryeministrit, që sipas tij, janë duke e mbrojtur nga opozita, të cilat i kishte quajtur “hijena të ndyra”.
Ai, madje është treguar edhe kreativ në dhënien e ideve për biznes, si hapja e një fabrike.
Përveç ideve të biznesit, ai “ndjekësve” të tij në këtë rrjet social i ka dhënë edhe motiv.
Mujeci ka këshilluar edhe autoritetet në lidhje me numrin e zyrtarëve që duhet të marrin pjesë gjatë patrullave.
Por, ai nuk ka “shpërndarë” vetëm kritika, nganjëherë edhe ka lavdëruar. Si në statusin poshtë, ku ka përgëzuar Policinë e Kosovës për “neutralizimin e elementeve kriminale”.
Asambleisti i VV-së në Komunën e Prishtinës ka ndarë me qytetarët edhe arsyen pse i pëlqen kryeministri, Albin Kurti.
Ndërkaq në lidhje me dyshimet për shitjen e një meçi futbollistik, Mujaci është treguar kureshtar të dijë se sa kushton “kilogrami i lojës”.
I zgjedhuri i popullit është deklaruar edhe në lidhje me dy sistemet më të dështuara, sipas tij, e që njëri është ai i drejtësisë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…