Një ushtar ukrainas i quajtur “Zaporizhzhia Avenger” ka nxjerrë “jashtë loje” plot gjashtë avionë rusë duke përdorur një raketë të lëvizshme anti-ajrore.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se 19-vjeçari, një anëtar i Gardës Kombëtare, rrëzoi një bombardues Su-25 në rajonin e Zaporizhzhias të dielën, sipas shefave ushtarakë.
“Ushtari i Gardës Kombëtare… po mbron qiellin ukrainas në drejtimin e Zaporizhzhya dhe pa mëshirë e godet armikun në ajër me “të dashurën” e tij besnike PZRK Igla”, thuhet në një njoftim për shtyp, duke përdorur emrin për një raketë ruse anti-ajrore.
Përveç rrëzimit të gjashtë avionëve, “Avenger” ka shkatërruar edhe një raketë lundrimi ruse, pohuan komandantët.
“Avenger” filloi ofensivën e tij kundër rusëve në muajin Maj, kur ai rrëzoi tre avionë Su-25 vetëm atë muaj.
Kjo bëri që atij t’i jepej nderimi më i lartë që presidenti mund t’i japë, “Heroi i Ukrainës”. Që nga krijimi në vitin 1998, çmimi u është ndarë vetëm 650 personave.
“Unë do të shkatërroj avionët rusë për aq kohë sa të jetë e nevojshme – deri në fitoren tonë,” tha ushtari për Ukrayinska Pravda në atë kohë.
Ai nuk është rrëfimi i parë i heroizmit që del nga fushat e betejës së Ukrainës. Në shkurt, një pilot i quajtur “Fantazma e Kievit” u vlerësua me rrëzimin e 10 avionëve rusë në tre ditë ndërsa mbronte qytetin.
Supozohet se ai fluturonte me një MiG-29 Fulcrum dhe rrëzoi dy Su-35, dy Su-25, një Su-27 dhe një MіG-29 brenda 30 orëve nga pushtimi. Thashethemet për ‘fantazmën’ vazhduan me muaj dhe madje u përhapën edhe nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, përpara se forcat ajrore të pranonin se ai nuk ekzistonte në të vërtetë.
“Fantazma e Kievit është një superhero-legjendë, personazhi i të cilit u krijua nga ukrainasit”, tha forca në faqen e saj në Facebook.