Analiza politike në Gjermani flet për një fryrje të dukshme të mbështetjes së klasës politike si rezultat i hapave të kabinetit të krizës, që mbetet fleksibël dhe në shërbim.
Popullaritet politik krizash, e quan analiza, por gjermanëve të thjeshtë duket se u jep siguri e besim edhe për të përballuar dimensionin shëndetësor që u vihet në rrezik, pasi Gjermania ka numrin e katërt më të lartë të rasteve të koronavirusit në botë, pas SHBA-ve, Spanjës dhe Italisë. Por, sukseset e politikës gjermane në kohën e krizës shëndetësore i tregoi për A2 anëtarja e Kryesisë së Bashkimit Kristian Demokrat gjerman, zonja Aneta Wolter.