Në zonën operacionale të Detit të Zi, një grup detar rus është zhvendosur pothuajse 200 kilometra nga bregu i Ukrainës.
Por bllokada e anijeve dhe kërcënimi i sulmeve me raketa mbeten ende konkrete.
Ky është përditësimi më i fundit i Komandës ukrainase Operative “Jug”, e cila citohet nga mediat vendase.
Në rajonin e Kherson-it, armiku vazhdon presionin psikologjik dhe propagandën midis popullatës civile.
Sulmi njëorësh i pushtuesve në zonën e Aleksandrovkës ishte i pasuksesshëm, sipas autoriteteve ukrainase.
“Si rezultat i disfatave efektive nga trupat tona të forcave armike, u eleminuan 28 rusë dhe u shkatërruan 5 pajisje, duke përfshirë të blinduara, inxhinieri, automobila dhe UAV”, thotë Komanda në deklaratën e saj.
Kërcënimet për sulme me raketa dhe artileri mbeten të rëndësishme në rajonin e Mykolaiv-it.
Më herët, u raportua se linjat shtesë të mbrojtjes po ndërtoheshin në Nikolaev.