“Në qoftë se je ndonjë supermen mund të bësh çkado vet”, kështu ka thënë kreu i Partisë Demokratikë të Kosoës, Kadri Veseli derisa ka komentuar veprimet e Kurtit për mbi 50 ditë në Qeveri.
Veseli ka shtuar se nuk mund të bësh diçka kur je në konfrontim edhe me partnerin e koalicionit edhe me partitë opozitare.
“…Të krijosh konfrontim me opozitën me partnerin e koalicionit, si ke mundësi atëherë të bësh diçka të mirë – por në qoftë se je ndonjë supermen, nuk mund të bësh diçka kur me krejt je në konflikt, pastaj mos të flas për Bashkësinë Ndërkombëtare”, ka thënë ai në “Click”, të tv 21.
Sipas tij, për shkak të qasjes së tij, Albin Kurtit i zgjati vetëm 50 ditë qeverisja.
“Kryeministri në Republikën e Kosovës ka autoritetin, vizionin edhe lidershipin që lëvizë shumë gjëra është pozitë me përgjegjësi më të mëdhe, jo më të lartë se presidenti – po me përgjegjësi më të madhe institucional. Edhe lidershipi edhe vizioni i një kryeministri shumë e dallon një vend a është i suksesshëm apo jo – kjo është arsyeja pse 50 ditë nuk të vazhdon më tutje. Për arsye se nuk janë vetëm fjalët që të mbajnë, duhet të veprosh – 50 ditë çdo ditë probleme, çdo ditë skandale”, ka thënë Veseli.