Autori Ibrahim Kadriu ka hedhur kritika se nuk po i kundërpërgjigjet askush kryeimamit të Serbisë për deklaratat e tij lidhur me Kosovën. Sipas tij, duhej të reagonte kryeimami i Kosovës.
Ai ka theksuar se nuk është normale që kryeimam të jetë një serb në Serbi.`
“Shko në Beograd, kërkoje kryeimamin e Serbisë, ai sot është serb. E kanë hequr boshnjakun dhe është bë një serb që thotë se ka qenë në Indi, e ka marrë myslimanizmin. Nuk ka lidhje ajo, lidhja është ajo tjetra se ai prej atje prej atij pozicioni si kryeimam i Serbisë gjuan fjalë siç gjuajti para disa ditëve. Unë, tha ai, jam kundër shqiptarëve dhe kundër Republikës së Kosovës. E këta imamët tanë nuk e morën atë parasysh, me mendu se kjo nuk është normale dhe nuk ia kthen askush atij. Do të duhej t’ia kthente kryeimami i Kosovës”, ka thënë ai.