POLITIKE

Kancelari austriak tregon se çfarë i tha në sy Putinit

Kancelari austriak, Karl Nehammer ka pohuar se i pari i Rusisë, Vladimir Putin beson që po e fiton luftën në Ukrainë.

Nehammer u takua me presidentin rus në fillim të kësaj jave dhe kështu u bë lideri i parë perëndimor që e bën këtë që nga fillimi i agresionit në muajin shkurt.

Kancelari austriak, Karl Nehammer ka pohuar se i pari i Rusisë, Vladimir Putin beson që po e fiton luftën në Ukrainë.

Nehammer u takua me presidentin rus në fillim të kësaj jave dhe kështu u bë lideri i parë perëndimor që e bën këtë që nga fillimi i agresionit në muajin shkurt.

Ai pohon se i tha në sy Putinit në Moskë se “po e humbiste moralisht luftën” dhe se “të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës duhet të sillen para drejtësisë”.

“Unë mendoj se ai tani është në logjikën e tij të luftës. Ai mendon se lufta është e nevojshme për garancitë e sigurisë së Federatës Ruse. Ai nuk i beson komunitetit ndërkombëtar. Ai fajëson ukrainasit për gjenocidin në Donbas. Unë mendoj se ai beson që po e fiton luftën”, tha Nehammer në një intervistë me NBC-në.

Austriaku u pyet për reagimin e presidentit rus ndaj akuzave për krime lufte.

“Më tha se do të bashkëpunonte me drejtësinë ndërkombëtare nga njëra anë dhe nga ana tjetër më tha se nuk i besonte botës perëndimore. Kështu që do të jetë problem në të ardhmen. Mendoj se besimi ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, një hetim ndërkombëtar, është i nevojshëm. Pra, ishte një diskutim i vështirë me njëri-tjetrin. Por unë u përpoqa ta bind atë se, për shembull, lufta në ish-Jugosllavi na tregoi se një hetim ndërkombëtar është i dobishëm për ndjekjen penale të kriminelëve të luftës”, tha kancelari austriak për NBC-në.

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka nisur tashmë hetimet për të përcaktuar nëse trupat ruse kanë kryer krime lufte.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

4 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

6 orë ago