Kaosi në Beograd/ Automjetet të policisë i vihet flaka

Pas përleshjes me policinë para Parlamentit serb, protestuesit i vunë zjarrin automjeteve të policisë përpara Zyrës kryesore të Postës në Beograd.

Qindra njerëz në rrugët e Beogradit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve të martën.

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Një grup i mështetësve të opozitës sulmoi godiën e parlamentit njofton mediat serbe në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës.

Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Bogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas policia i ka nxjerr jashtë.