Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.
Kjo deklaratë paraqet edhe një sfidë të re për Madridin, pas disa ditëve të trazirave nga protestuesit pro-separatistë.
Rreth 100 njerëz u plagosën, në të gjithë rajonin verilindor, pasi Gjykata Supreme e Spanjës dënoi më burgim nëntë liderë të rajonit, për përpjekjet e tyre të dështuara për të siguruar pavarësinë në vitin 2017, përmes një referendumi për të cilin Madridi vendosi se ishte i paligjshëm.
Duke iu drejtuar parlamentit katalonjas, shefi rajonal që është pro-pavarësisë, Quim Torra, kritikoi dhunën, duke thënë se kauza për pavarësi është një lëvizje paqësore.
Por, ai gjithashtu tha se dënimet ndaj lidërëve katalonjas nuk do të pengojnë një votim të ri për pavarësinë, përcjell REL.
“Ne do të kthehemi përsëri në kutinë e votimit për vetëvendosje” tha ai.
Afati i parlamentit rajonal skadon në dhjetor të vitit 2021.
Gjykata Kushtetuese paralajmëroi të mërkurën zyrtarët katalonjas, për pasojat juridike nëse shkelin ligjin duke vazhduar me përpjekjet për pavarësi.