Katër ushtarë turq vriten në veri të Sirisë

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi sot se katër ushtarë turq janë vrarë gjatë një operacioni kundër terrorizmit në Siri, ata u vranë nga një bombë e vendosur në veturë.

Ushtarët sipas ministrisë turke janë vrarë nga një bombë e vendosur në veturë gjatë kontrollit rrugor të Operacionit “Pranvera e Paqes” shkruhet në njoftimin e ministrisë turke. Ministria po ashtu ofroi ngushëllimet për familjet e pikëlluara.

Nuk njoftohet për detaje tjera për këtë incident nga autoritetet turke.
Që prej krizës së luftës civile në Siri, fqinji i tyre Turqia ka nisur tre operacione ku ndërhyrë me operacione ushtarake në veriun e Sirisë, siç pretendojnë, për të parandaluar formimin e një korridori terrorist atje. Këto operacione ishin “Mburoja e Eufratit” më 2016’n, “Dega e Ullirit” i 2018’s dhe “Pranvera e Paqes” që trazoi bashkësinë ndërkombëtare me invadimin e njëanshëm të veriut të Sirisë dhe sulmit ndaj popullatës dhe trupave kurdë.

Turqia pretendon se krijimi i një zone siguria përgjatë kufirit sirian-turk ishte i nevojshëm për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare turke nga trupat vullnetare ushtarake kurdë që kanë lidhje, sipas Turqisë me partinë e punës së Kurdistanit, organizatë terroriste kjo që e lufton Turqinë me dekada tani.

Kjo shkaktoi krizë botërore dhe tragjedi humanitare për sirianët të cilët u përballën edhe një herë me luftime dhe civilët ishin zënë në mes të betejës. Në fund të krizës u arrit marrëveshje mes amerikanëve, turqve, rusëve dhe kurdëve për zgjedhjen e asaj krize