POLITIKE

“Ke humbur shumë me atë që bëre me Izraelin…” Rama: Nderim për popullin shqiptar që u bë mburojë e hebrenjve

Marrja e medaljes presidenciale të nderit në Izrael nga Edi Rama është shoqëruar me kritika në rrjetet sociale për shkak të situatës në Gaza.

Në përgjigje të një ndjekësi i cili i tha se “ke humbur shumë me atë që bëre me Izraelin”, Rama sqaroi se medalja është në emër të popullit shqiptar që mbrojtën hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Ndërsa sa i përket situatës aktuale, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian dhe se qëndrimi i tij është për zgjidhje mes dy shteteve.

“Kam humbur shumë pse mora një medalje nderimi në emër të Shqipërisë dhe popullit shqiptare që ishte e merituar për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe e vonuar? Për këtë humba shumë? Sa i përket atyre që e lidhin këtë me qëndrimin ndaj situatës në Gaza, do thuash thosha t’i referohen qëndrimet publike të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ku kemi qëndruar në vijimësi në të njëjtën linjë me BE, ku e kemi kërkuar armëpushimin shumë e shumë herë dhe kohë përpara se të ndodhte. E dyta, ti referohem qëndrimeve të vazhdueshme për domosdoshmërinë e pranimit të zgjidhjes me dy shtete dhe njohjen e shtetit të Palestinës dhe ti referohen fakteve jo emocioneve të pakuptimta në këtë rast sepse është vlerësim për popullin shqiptar dhe të gjithë ata që i dhanë mësim Evropës dhe botës në një moment dramatik, ishin shqiptar që pa dallim fetar, u bënë mburojë e hebrenjve. Një mësim në histori që askush nuk duhet ta harrojë. Sa i përket shkulmave dhe mllefeve në emër të besimit të gjithë atyre që i kanë dhe vuajnë nga këto u sugjeroj të lexojnë më shumë profetin. Unë personalisht i referohem herë pas here librave të shenjtë Biblës dhe Kuranit, se janë burim i jashtëzakonshëm lehtësimi dhe ushqimi i vetëpërmbajtjes.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

7 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

8 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

9 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

10 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

13 orë ago