POLITIKE

Kelmendi me akuza të rënda ndaj Thaçit e Kurtit: Nuk janë në gjendje as një fjalë të vetme me thënë për djegien e xhamisë

Gëzim Kelmendi, ka reaguar pasi të shtunën është djegur një xhami në fshatin Verbovc të Drenasit.

Përmes një shkrimi dërguar mediave, ka thënë se, heshtja ndaj djegies së xhamisë në nga presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është tregues i qartë se myslimanet dhe objektet fetare në Kosovë konsiderohen ma shumë si industri e votave se sa vlerë dhe pasuri e këtij vendi.

“Edhe Thaçi edhe Kurti e dinë mirë se Xhamiat në Kosovë jo vetëm që janë objektet fetare të popullit shumicë të këtij vendi, por janë ndër institucionet kryesore prej nga filluan lëvizjet e para për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Xhamiat dhe medresetë në Kosovë kanë qenë vende ku mbaheshin takimet, mbledhjet dhe organizimet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Klmendi ka hedhur akuza ndaj Thaçit e Kurtit, duke thënë se vetëm në kohë zgjedhje bëjnë politika mashtruese me qëllim që të përfitojnë vota prej besimtarëve mysliman.

“Jo rastësisht regjimi i Serbisë i dogji rreth 300 Xhamia në Kosovë. Dhe sot prap po digjen Xhamitë në Kosovë, por presidenti Thaçi heshtë, kryeministri Kurti heshtë. Nuk janë në gjendje as një fjalë të vetme me thënë për djegien e Xhamisë, e lëre më me kërku hetim dhe dënim për ata që dogjën Xhaminë. Në kohë të zgjedhjeve edhe presidenti Thaçi edhe kryeministri Kurti dinë të bëjnë politika mashtruese me qëllim që të përfitojnë vota prej besimtarëve mysliman. Në fushatën parazgjedhore të vitit 2013 Hashim Thaçi pati sjellë në Prizren ish- kryeministrin e atëhershëm të Turqisë Erdogan.

Në fushatën e viteve 2017 dhe 2019 Albin Kurti premtoi luftë kundër islamofobisë, por menjëherë pasi u bë kryeministër i shpërbleu dy ndër islamofobët më të mëdhenjtë në Kosovë.

Yll Rugovën dhe Avni Zogianin i shpërbleu me pozita të larta shtetërore, i bëri zv/ministra.

Ndërsa sot jemi në ditën e dytë pas djegies së Xhamisë në Drenas, edhe Thaçi edhe Kurti po heshtin”, ka thënë Kelmendi në fund.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago