Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka thënë se është për tu habitur fakti se si kryeministri në detyrë, Albin Kurti ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për djegien e xhamisë në fshatin Vërboc të Drenasit, ndërsa luan me ndjenjat e qytetarëve duke e ndalur fjalën e tij në kohën kur thërritet Ezani.
Kelmendi ka thënë se është i bindur që Albin Kurti e di fare mirë kohën e namazit.
“Është për tu habitur fakti se si kryeministër ndonëse kanë kaluar tri ditë kur është djeg xhamia e ndalon fjalën e tij kur thirret ezani”, ka thënë Kelmendi.
Sipas tij, dihet mirë se kur është koha e namazit dhe nëse e cakton konferencën me qëllim ky është manipulim dhe lojë me ndjenjat e qytetarëve.
“Sot nuk është vështirë të dihet se kur është koha e ezanit. Pothuajse çdo i dyti apo i treti qytetarë e ka të instaluat në telefon aplikacionin e namazit. Kurti ka një numër të madh të këshilltarëve dhe në mesin e tyre ka praktikues të fesë dhe ai din kohët e namazit. Nëse e cakton me qëllim dhe e ndalon kjo bjen mashtrim dhe manipulim me ndjenjat e qytetarëve. Nuk është hera e parë që të manipulojnë me ndjenja të qytetarëve”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka kujtuar se në vitin 2014 ka qenë Vetëvendosja dhe PDK-ja të cilat kanë votuar që ezani të konsiderohet si zhurmë.