Këngëtari i Rammstein, Till Lindemann, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sipas “Bild”, 57-vjeçari është në terapi intensive në një spital të Berlinit, por nuk është në gjendje të rëndë.
Tabloidi gjerman shkruan se vokalisti ishte kthyer në Berlin javën e kaluar pas një performance në Moskë dhe pas konsultimeve të para, u testua dhe rezultoi pozitiv me COVID-19.