Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, ku SHBA-ja ka dërguar bombardues B-2 në rajon, Irani e ka ashpërsuar gjuhën duke kërcënuar me sulme ushtarake ndaj bazave amerikane, përcjell Gazeta Metro.
Sipas një zyrtari iranian që foli për prestigjiozen britanike The Telegraph, në qoftë se Irani sulmohet nga SHBA-ja, regjimi islamik do të kundërpërgjigjet me sulme ndaj bazave amerikane në ishullin britanik Chagos.
Zyrtari i lartë ushtarak iranian tha: “Nuk do të ketë dallim në shënjestrimin e forcave britanike ose amerikane nëse Irani sulmohet nga ndonjë bazë në rajon ose brenda rrezes së raketave iraniane”.
“Kur të vijë koha, nuk do të ketë rëndësi nëse je ushtar amerikan, britanik apo turk – do të jeni në shënjestër nëse baza juaj përdoret nga amerikanët”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë.
Këto kërcënime vijnë pas sulmeve të mëdha që SHBA-ja ka kryer ndaj terroristëve Houthi në Jemen, vegël e Iranit. Ky i fundit është duke vazhduar me kërcënime ndaj SHBA-së që disa ditë, ndërsa presidenti amerikan kërkon që regjimi i mullahëve të ulet në tavolinë dhe të negociojë për një marrëveshje për armë nukleare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…