Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika dhe se në të ardhmen e sheh veten si presidentin e parë të Republikës së pavarur Serbe, e cila do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina.
I pyetur se ku e sheh veten në vitin 2030, Dodik zbuloi planin e tij.
“Do të jem në mandatin e parë të presidentit të Republikës së pavarur Serbe”, tha Dodik për K3, i cili në të njëjtën kohë u bëri thirrje qytetarëve të Serpskës që t’i përmbahen fort atij dhe politikës së tij.