“Serbët në Bosnje dhe Hercegovinë janë “mentalisht të integruar” me Serbinë dhe do të mbështesin pavarësinë përfundimtare të Republikës Serbe”, tha kryetari i saj Millorad Dodik në një intervistë në France Presse.
“Ne nuk duam të qëndrojmë këtu”, ka thënë Dodik në një intervistë për agjencinë franceze të botuar në “Ditën e Republikës Serbe”, një festë që autoritetet qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropa (OSBE) e konsideron antikushtetuese.
France Presse shkruan se Dodik kohët e fundit është marrë me çështjen e pronave shtetërore siç janë pronat e paluajtshme dhe pyjet, të cilat sipas tij “i përkasin entiteteve” dhe janë çështje “jete a vdekje”, ndërsa nga ana tjetër, shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës pretendon se pronari i tyre është shteti
Kjo çështje ende nuk është zgjidhur ligjërisht dhe përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare, me autoritetin për të miratuar ose shfuqizuar ligjet, mund të jetë ai i cili do të gjykojë.
“Nëse kjo ndodh, ne do të shkojmë në Kuvendin Popullor të RS dhe do të marrim një vendim për pavarësinë”, ka pretenduar Dodik.
“Ne do t’i tërheqim serbët nga ushtria, policia, institucionet e përbashkëta. Iu rekomandoj që të mos hyjnë në këtë tregim”, kërcënon ai.
Dodik pretendon se qëllimi i Perëndimit është ta bëjë të pakuptimtë Republikën Serbe dhe të krijojë një Bosnjë dhe Hercegovinë të centralizuar.
“Karakteri ynë nuk e lejon që kjo të ndodhë. Prandaj sot e festojmë me krenari 9 janarin”, ka thënë ai.
France Presse shkruan se Dodik ka kërcënuar me pavarësinë e Republikës Serbe prejse ka ardhur në pushtet në vitin 2006. Ai është i sigurt se edhe banorët atje e duan këtë, por kujtimet e luftës i pengojnë të marrin një hap të tillë.
“Por jam plotësisht i sigurt se njerëzit e kuptojnë se çfarë po ndodh”, ka thënë Dodik.
“Nëse një platformë e pavarësisë do të ofrohej në një moment vendimtar, populli do ta mbështesë këtë”, ka shtuar ai.
Kryetari i Republikës Serbe ka thënë se popullata e këtij entiteti është “mentalisht e integruar” me Serbinë.
“Po, tani jemi pjesë e Bosnjës, sepse ky është obligim ynë. Kjo nuk është diçka që ne duam”, ka thënë kreu i entitetit me 1.2 milionë banorë.
Marrëveshja e Dejtonit ishte e gabuar me idenë e bashkimit të palëve ndërluftuese për të ruajtur Bosnjën dhe Hercegovinën “imagjinare”, megjithëse ishte një “moment i shkëlqyer historik” për përkufizimin e kombeve dhe krijimin e “paqes së qëndrueshme në Ballkan”.
Kërcënimet për shkëputje, retorika kundër shtetit qendror dhe afërsia me presidentin rus Vladimir Putin e kanë bërë Dodikun të padëshiruar në kryeqytetet perëndimore.
Kryetari i RS është nën sanksionet amerikane dhe britanike, ai nuk heziton që rregullisht ta fyejë ambasadorin amerikan dhe shpreh “krenarinë” që rregullisht takohet me “udhëheqësin e madh” Putin, ka thënë ai për agjencinë France Presse.