Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lizz Truss mund të largohet brenda kësaj jave, duke shënuar rekordin për udheheqësen më jetësshkurtër në krye të kombit ishullor.
Mediat britanike raportojnw se konservatorët po komplotojnë hapur për të larguar kryeministren, pas vetëm gjashtë javësh në drejtim të vendit. Deputetët kërkojnë që Truss të detyrohet të japë dorëheqjen si lidere e konservatorëve.
Rreth 100 anëtarë të partisë në pushtet pritet të nisin procedurat brenda javës. Lëvizja vjen katër ditë pasi Liz Truss shkarkoi ministrin e Financave.
Sipas mediave britanike besimi politik i qytetarëve ndaj kryeministres ka rënë ndjeshëm. Disa deputetë besojnë se vetëm nëse gjendet një kandidat popullor, Truss mund të detyrohet të largohet, duke shmangur zgjedhjet e reja te cilat mund të përçarjnë më tej partinë.
Brenda gjashtë javësh, politikat ekonomike të kryeministres kanë shkaktuar krizë financiare, ndërhyrje emergjente të bankës qendrore, kthesa të shumta dhe shkarkimin e shefit të saj të Thesarit.
Në listen per ta pasuar perfshihet rivali i saj për garën e fundit elektorale, Rishi Sunak, por edhe ish-kryeministri Boris Johnson.