LAJME

“Kërkonte t’i hiqte çorapet dhe t’i çonte kafenë”- Denoncimi i ish-gruas për Hutrën

Dan Hutra u arrestua mbrëmjen e së mërkurës pasi brenda 30 minutave vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në disa lagje të Tiranës

Dan Hutra u arrestua mbrëmjen e së mërkurës pasi brenda 30 minutave vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në disa lagje të Tiranës.

40-vjeçari nga Kukësi ekzekutoi me kallashnikov motrën e ish-bashkëjetueses dhe kunatën e saj, ndërsa plagosi ish-bashkëjetuesen, Elena Hysa dhe nënë e saj. Para se të kryente vrasjen e dyfishtë plagosi të dashurën në zonën e Astirit dhe vrau 31-vjeçaren Elteva Kurti në Kamëz.

Ish-bashkëjetuesja e tij, Elena Hysa e kishte denoncuar Dan Hutrën vetëm 1 muaj pasi kishte nisur të bashkëjetonte me të për dhunë fizike dhe psikologjike.

Denoncimi i qershorit 2022 i Elena Hysës akuzonte ish-bashkëjetuesin se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjik nga Hutra në ditë të ndryshme si dhe është trajtuar si skllave prej tij.

“Ai kërkonte që t’ia hiqte dhe vishte çorapet nga këmba, mëngjesin dhe kafenë t’ia çonte te krevati”, lexohet në vendimin e gjykatës që e dënoi me 8 muaj burg për dhunë në familje.

Dan Hutra u lirua nga Gjykata e Tiranës më 16 shkurt 2023, vetëm dy ditë pasi Gjykata e Apelit e kishte refuzuar lirimin e tij nga burgu.

.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago