Këshilli Politik, ambasadorja Kim: E ardhmja e Shqipërisë është vënë në plan të parë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur rezultatet e mbledhjes së fundit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Diplomatja amerikane falënderoi anëtarët e këtij Këshilli që tashmë kanë vënë interesin e Shqipërisë në plan të parë.

“Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres. Jam takuar me të gjithë anëtarët e tij, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe besoj se do të bëjnë zgjidhje të mençura. Faleminderit që po vini në plan të parë të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.