Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Driton Tali përmes një shkrimi në Facebook, përsëri i ka reaguar gazetarit Valon Syla.
Tali kësaj radhe thotë se këtë reagim po e bën për shkak se ka shumë kritika nga miqtë e tij.
Këshilltari i Albin Kurtit tregon se nënën e Valon Sylës nuk e njeh, por shpjegon se të gjithë këtë e ka me gazetarin Syla, të cilin e quan një gazetar si mos më keq.
Ja shkrimi i tij:
Më duhet të reagojë sepse kam shumë kritika nga miqtë e mi.
Unë nanën e Valon Agim Sylës nuk e njoh!
Nuk e di a është serbe apo malazeze apo çka? E as nuk po mē intereson. Pyetne Valonin.
Për mua ajo zonjë mund të jetë edhe rome apo braziliane… apsolut nuk bënë kurrfar dallimi.
Unë e kam me Valon A Sylën, i cili është nje gazetar si mos më keq.
Nuk kam asgjë me nanën e tij e as babën e tij.
As nuk po më interesojnë se cilit grup etnik i takojnë!