Këshilltari i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Mesut Hakkı Çaşın ka thënë se Turqia luftoi me Rusinë 16 herë në të kaluarën dhe “do ta luftojë atë përsëri”, pas një goditje nga ushtria Siriane ku humbën jetën 33 ushtarë turq.
Caşın tregoi për popullatën e konsiderueshme myslimane të Rusisë dhe duke thënë se Rusia “do të shkatërrohet nga brenda” nëse shpërthen një konflikt i armatosur midis Moskës dhe Ankarasë.
“Ne kemi luftuar Rusinë 16 herë në të kaluarën, dhe do ta luftojmë atë përsëri,” tha ai në TV Haber.
#Russia will be dismembered from within, there are 25 million Muslims in Russia, we fought Russia 16 times in the past, we will do it again, our vengeance will be quite terrible, says a regular commentator of A-Haber News network that is owned by #Erdogan's family in #Turkey. pic.twitter.com/RrdGtHnFaq
— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) February 27, 2020