POLITIKE

Këshilltari i Kurtit: Deputetët e LDK’së nuk kanë mendim të tyre të lirë, sepse janë në shërbim të Mustafës e Thaçit

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në largim, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se me 82 deputetë mund të ndryshohet edhe Kushtetuta, e le më formimi i një qeverie të re, pa shkuar në zgjedhje të reja.

Hoxha ka thënë se Mustafa i ka diskredituar deputetët e LDK’së duke i shtyrë që të votojnë rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe do që të njejtën gjë ta bëjë sërish.

“Me mendimin e tij të vyer, Isa Mustafës propozon se më mirë ndryshohet kushtetuta sesa të bëhen zgjedhje. Mënyra e tij të menduarit bazohet në faktin se deputetët u diskredituan një herë me votimin e mocionit. Kështu që ata mund të diskreditohen përsëri”, ka thënë filozofi nga Shqipëria, Elvis Hoxha, që tash është pjesë e ekipit të Kurtit.

Related Post

Tutje, sipas tij, deputetët e LDK’së, nuk kanë mendim të lirë, pasi janë në shërbim të Mustafës e Thaçit.

“Meqë deputetët e LDK-së janë në shërbim të Isa Mustafës dhe presidentit, ata nuk kanë as mendim të lirë, virtyt që i përket deputetëve dhe jo ministrave, dhe as moral personal. Kështu që Isa Mustafa e ka për qëllim t’i përdorë këta deputetë të tij për sa që këta nuk thonë jo”.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

Spekulimet rreth një sulmi izraelit ndaj centraleve bërthamore të Iranit kanë qarkulluar prej vitesh, por…

1 orë ago

Avionët luftarakë të përdorur në sulmin izraelit ndaj Iranit, të prodhuar në SHBA

Imazhet e publikuara nga ushtria izraelite treguan avionë luftarakë F-35, F-15 dhe F-16 të prodhuar…

1 orë ago

Tre nga njerëzit më të fuqishëm të Iranit vriten ndërsa Izraeli synon udhëheqjen e lartë ushtarake dhe bërthamore

Gjenerali më i lartë ushtarak i Iranit, kreu i Korpusit të Gardës Revolucionare të elitës…

2 orë ago

Sulm kirurgjikal i Izraelit në Iran, godet centralet bërthamore, vret dy shkencëtarë dhe kreun e Gardës Revolucionare

Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë kundër Iranit të premten, duke thënë se…

2 orë ago

VIDEO/ Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë…

12 orë ago

“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze shkruajnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj

Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe…

12 orë ago